Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria heq vizat me Kinën dhe Rusinë

Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë një vendim të guximshëm këtë javë me shpresë që të rrisë të ardhurat nga turizmi.

Përmes një vendimi të nënshkruar nga Kryeministri për herë të parë janë hequr vizat me Kinën.

Po ashtu qeveria ka hequr vizat për një periudhë 6 mujore edhe me vendet të tjera si Rusia, Arabia saudite, Gjorgjia, Bjellorusia, Katari, Oman, Tajlandë dhe Bahrein.

Në aneksin nr.3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit nr.513, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen fjalët “… Rusi, Arabi Saudite, Bjellorusi, Gjeorgji, Katar, Oman, Tajlandë, Kinë dhe Bahrejn, me dokumentin pasaportë, për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2018.”

Heqja e vizave mund të inkurajojë shtim në të ardhurat nga turizimi por ndërkohë për disa vende mund të sjellë edhe rrezikun e emigracionit ilegal dhe trafikimit njerëzor nga Shqipëria drejt perëndimit. Për diaa vite Shqipëria ka qenë rruga që u ndoq nga mijëra emigrantë kinezë për të shkuar në Perëndim në fund të viteve ’90, rrugë që më pas u ndëpre për shkak të pasigurisë së udhëtimit me skafe.

Agjencia e lajmeve ne Kinë Xinhua i ka kushtuar një artikull të gjatë heqjes së vizave nga ana e Shqipërisë.

Please follow and like us: