Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria dëbon sekretarin e parë dhe atasheun ushtarak të ambasadës ruse

Ashtu si vendet e tjera te NATO-s edhe Shqipëria do të ndiqte praktikën e diplomacisë së lëpirjes zyrtare duke dëbuar diplomatët rusë. Sot Ministria e Jashtme, njofton se i është komunikuar ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin kërkesa verbale për shpalljen non grata të dy personave pjesë e stafit të ambasadës për shkak se “veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin diplomatik”.  Ministria nuk ka pranuar në mënyrë të çuditshme të bëjë publik emrat e personave, por bëhet fjalë për sekretarin e Parë të ambasadës dhe atasheun ushtarak.  Në faqen zyrtare të ambasadës figurojnë si sekretarë të Parë tre persona: Aleksey Balashov, Aleksander Kovalenko dhe Dimitry Krasakov. Si atashe ushtarak figuron Vladislav Filippov.

Please follow and like us: