Albspirit

Media/News/Publishing

Zhduket Arlindi nga Shkupi sapo u lirua nga burgu në Francë

“Gjurmët e humbura”: Kërkohet ndihmë për zbardhjen e fatit të Arlind Elezit, lindur me 19 shtator 1989 në Shkup, me gjatësi 1.75 cm, flokët ngjyrë të zezë, ngjyra e syve kafe. Ai ka humbur kontaktet me familjen e tij nga dita e enjte e 8 shkurtit 2018!

Sipas informacioneve të dhëna nga familjarët bëhet e ditur se Arlind Elezi ishte liruar nga burgu “Fleury Merogy” i Parisit të Francës me datë 8 shkurt 2018 dhe nga ajo ditë Arlindi nuk u bë i gjallë për familjarët e tyre!

Sipas familjarëve të Arlindit është shumë e çuditëshme se si është e mundurë që Arlindi të lirohet nga burgu dhe mos t’i njoftojë të afërmit e tih që është liruar, mirëpo lajmin për lirimin e Arlindit familjarët e kishin marrë nga autoritetet franceze.

Arlindi nuk është e mundurë që mos të hynte në rrejtin social Facebook, pasi para se të burgosej nga Policia Françcze tërë kohën e kalonte në Facebook. Arlindi gjatë qëndrimit të tij në Francë disa herë ishte shtruar në spitalin e psikiatrisë në qytetin Annecy të Francës!

Për rastin e humbjes pa gjurmë të Arlindit është njoftuar edhe Xhandarmeria Nacionale e atij qyteti! Deri më sot nuk ka asnjë informacion mbi fatin e tij!

Ju lutem të gjithë juve që keni ndonjë informacion për ndodhjen e Arlindit të na kontaktoni urgjent, kërkon portali Zhurnal.mk. Anonimati juaj do të ruhet plotësisht!

Please follow and like us: