70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1949
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit gazeta online “Izraeli Sot” sjell ngjarjet kryesore.
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell specialen “70 vjet Izrael, 70 fakte” duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.
VITI 1949
Operacioni “Magic Carpet” – “Tapeti magjik” , apo i njohur ndryshe si “Operacioni në Krahët e Shqiponjës (Knafei Nesharim), ishte një operacion që u shtri nga qershori i vitit 1949 dhe përfundoi në shtator 1950, e që solli rreth 49 mijë hebrenj nga Jemeni në shtetin e ri të Izraelit. Gjatë këtij operacioni, mbërritën në Izrael më shumë se 47 mijë nga Jemeni, 1500 nga Adeni, 500 nga Xhibuti dhe Eritea, si dhe 2000 hebrenj nga Arabia Saudite. Avionët britanikë dhe amerikanë kryen mbi 380 fluturime nga Adeni, një në një operacion sekret që u bë publik disa muaj pasi ai kishte përfunduar.
25 janar – Zhvillohen zgjedhjet e para legjislative, pas të cilave David Ben-Gurion u bë Kryeministër i Izraelit.
14 shkurt – Mblidhet për hërë të parë Parlamenti i Izraelit.
16 shkurt – Zgjidhet Presidenti i parë i Izraelit, Chaim Weizzman, i cili fitoi ndaj rivalit të tij, Josef Klausner.
24 shkurt – Nënshkruhet në Rodos të Greqisë armëpushimi midis Izraelit dhe Egjiptit.
8 Mars – Formohet Qeveria e parë e Izraelit, Kryeministër David Ben-Gurion. Qeveria ka 12 ministra
23 mars – Nënshkruhet armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit.
11 maj – Izraeli pranohet në Kombet e Bashkuara, si anëtari i 59-të i saj. Rezultati i votimit të Rezolutës 273: 37 vota pro, 12 kundër, 9 abstenime.
20 korrik – Izraeli dhe Siria nënshkruajnë armëpushimin, për t’i dhënë fund luftës së tyre 19-mujore.
5 dhjetor – Kryeministri Ben Gurion shpall Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
13 dhjetor – Formohet “Mossad”, si “Instituti Qendror i Koordinimit”. Në të njëjtën ditë, Knesset, Parlamenti i Izraelit, votoi transferimin e selisë së Qeverisë nga Tel Avivi në Jeruzalem.
NJERËZ TË NJOHUR
21 tetor – Lind Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit