Kosova në Forumin Global të Kongresit Botëror të Hebrenjve
Të pranishëm Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe kosovarja me origjinë hebreje, diplomatja Ines Demiri.
Kosova është e pranishme në Forumin e 6-të Global për Luftimin e Anti-semitimzmit, që po zhvillohet në Jeruzalem (19-21) nga Kongresi Botëror i Hebrenjve (World Jewish Congress) dhe ku marrin liderëe përfaqësues të lartë nga 40 vende të ndryshme të botës.
Nga Kosova janë të pranishëm Enver Hoxhaj, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, si dhe sekretarja e parë e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, kosovarja me origjinë hebreje Ines Demiri.
“Kosova është bashkuar me shumë shtete të tjera në Forumin Global për Luftimin e Anti-semitimzmit, për të ndaluar të gjitha llojet e urrejtjeve”, tha Ines Demiri për gazetën “Izraeli Sot” gjatë një komunikimi nga Izraeli.
Në Forumin Global merr pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.
Më Forumin Global, përshëndetën midis të tjerëve edhe Presidenti i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Ronald Lauder. Një fjalim do të mbahet dhe nga Kryeministri i Izraelit, Benjanim Netanyahu.