Briseida Shehaj i besohet tjetër post i rëndësishëm
Pas rreth tre viteve larg vëmendjes së mediave, ish-Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj është rikthyer në detyrë në një tjetër post të rëndësishëm.
Ajo është caktuar në të Task-Forcës për Bregdetin, e cila pritet të verifikojë të gjitha materialet e shkeljeve që janë bërë me pronat në bregdet.
Kjo do të thotë se të gjitha anomalitë që do të evidentohen dhe materialet përkatëse, do të kalojnë nga shefja e Task-Forcës, Briseida Shehaj
Posti i ri i Shehaj u publikua gjatë një deklarate të kreut të ALUIZNIT, Artan Lame ku ky theksoi se si të majtët ashtu edhe të djathtët kanë abuzuar me pronat në bregdet.