Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti socialist Alket Hyseni nën verifikim për tokën në bregdet, pasuria e tij 1 milionë euro

Pasuria e Alket Hyseni është nën verifikim. Artan Lame, kryetar i bordit të Hipotekës tha se pasuria e deputetit socialist (toka në bregdet) e cila ka hapur debat politik, është pjesë e verifikimit nga Task-Forca, pasi ndodhet në vijën e kontrollit të zonave bregdetare. Janë 200 kilometra katrorë vijë bregdetare që do të futen në sitën e verifikimit.

Këtë të mërkurë, Partia Demokratike ka reaguar për zëvendësimin e Alket Hysenit si relator në ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme, duke u shprehur se deputeti socialist po i shmanget përballjes me akuzat.

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i kapur në flagrancë me aferën e grabitjes së 11 mijë metrave tokë në bregdetin e Dhërmiut, është shmangur sot nga përballja me akuzat duke braktisur Komisionin e Ligjeve”, theksohet në një reagim nga PD.

Hyseni, i cili është denoncuar zyrtarisht nga familja Bua për vjedhjen e pronës, ishte përcaktuar si relator në Komisionin e ligjeve për ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD.
Deputetët e këtij Komisioni, janë njohur në fillim të diskutimit të këtij drafti se relator nuk do të ishte më Alket Hyseni, por deputeti tjetër socialist Bledi Çuçi.

Në 26 mars, në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, e zhvilluar me dyer të mbyllura, kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla mësohet të ketë prekur çështjen e akuzave të Partisë Demokratike në adresë të deputetit Alket Hyseni, për çështjen e pronave në Dhërmi.

Ai ka thënë se deputeti duhet të sqarojë situatën e tij. Pak ditë më parë, Irini Bua, një banore e Dhërmiut, denoncoi publikisht grabitjen e tokës në bregdet.

Gjithë prona është 22 mijë metra, 11 mijë metra i ka marrë Alket Hyseni, 11 mijë metrat e tjera janë ndarë mes Arjan Hasanit, Ilia Tako dhe Gent Malkos”, tregoi Irini Bua.

Në deklarimet e tij të pasurisë, rezulton se deputeti socialist në total në llogaritë e tij bankare dhe apartamentet kanë një vlerë prej një milionë euro, ndërsa 4900 metra katrore toke bujqësore fituar me ligjin 7501 i ka kontraktuar me kompani ndërtimi.

Please follow and like us: