Gjyqtarët e prokurorët që i shpëtuan Vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka pushuar procesin e rivlerësimit për 6 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë, të cilët nuk do të kalojnë në filtrin e Vettingut. Mes tyre, është emri i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, bashkëshortja e avokatit Neshat Fana.
Vendimi për 6 subjektet është marrë që më datë 23 mars, ndërsa ka e qenë e njëjta trupë gjykuese e komisionit e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Roland Ilia dhe Xhensila Pine që ka vendosur ndërprerjen e rivlerësimit për ta.
Më herët KPK ka ndërprerë procesin e Vettingut edhe për ish kreun e prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla dhe ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imerajn.
Gjyqtarët e prokurorët preferuan të japin dorëheqje, duke u larguar nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar filtrit të Vetingut.
Lista
- Ilir Pashaj: Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen në shkur të vitit të kaluar
- Etleva Sherifi: Ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë, në mars të vitit të kaluar ka dhënë dorëheqjen
- Adnand Bërdica: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen
- Mirela Fana: Gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen
- Sulejman Tola: Prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Krujë ka dhënë dorëheqjen
- Ertian Shehu: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen