Albspirit

Media/News/Publishing

Nis hetimi ndaj George Soros, akuza: Punon për qeveritë e majta në Shqipëri e Maqedoni

Nis tashmë hetimi ndaj miliarderit George Soros dhe Fondacionit të tij “Për një shoqëri të hapur”.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, gjyqësori njoftoi sot se Organizata për Lirinë e Informacionit (FOIA) ka ngritur padi kundër Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat lidhur me financimin e tyre nga aktivitetet politike të “Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur Soros” në Rumani dhe Kolumbi.

Akuzat kanë të bëjnë lidhur me dyshimet dhe transaksionet që kanë kaluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit drejt fondacionit të miliarderit, fonde këto që dyshohet të kenë kaluar përmes USAID dhe që janë përdorur në mbështetje të politikave dhe interesave të miliarderit, në vende të ndryshme të botës.

“Është koha që amerikanët të lejohen të shohin dokumentacionin e Departamentit të Shtetit në lidhje me financimin publik të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur Soros,” tha Presidenti i Gjyqësorit Tom Fitton.

“Miliarderi George Soros ka nevojë për zero ndihmë nga taksapaguesit për të promovuar axhendën e tij të largët jashtë shtetit”, thekson ai

Mediat e huaja, theksojnë se pjesë e këtij hetimi pritet të jenë edhe vende si Maqedonia dhe Shqipëria, për të cilat prej kohësh ka dyshime të forta për ndikim të Soros në politikbërjen e dy vendeve të Ballkanit.

Ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski kërkoi një “de-sorozim” të shoqërisë. Në shkurt të vitit 2017, u raportua se qeveria e SHBA ka shpenzuar në heshtje miliona dollarë nga taksat e qytetarëve,  për të destabilizuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, në qendrën e djathtë në Maqedoni në bashkëpunim me George Soros.

Ndërsa sa i përket Shqipërisë, dyshimet ngrihen se paratë e shtetit amerikan, kanë shkuar përmes USAID, për të ndikuar në mbështetje të interesave të ngushta të miliarderit me politikat e majta në vendin tonë.

Ky dyshim u ngrit në mars të vitit 2017, nga gjashtë senatorë amerikanë, në një letër drejtuar sekretarit të shtetit Rex W. Tillerson, të cilët i bënë thirrje të hetojë marrëdhëniet mes USAID-it dhe fondacioneve Soros.

Kjo pasi sipas tyre, dollarët e taksapaguesve amerikanë po përdoren nga Departamenti i Shtetit dhe USAID-i për të mbështetur interesa të ngushta, që kërkojnë të imponojnë politika të majta në vende të tilla si Maqedonia dhe Shqipëria.

Please follow and like us: