Polonia blen sistem të mbrojtjes raketore nga SHBA
Polonia ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 4.75 miliardë dollarësh, për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot nga Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të mbrohet nga lëvizjet agresive të Rusisë në rajon. Presidenti Andrzej Duda ka thënë se kjo marrëveshje historike për Poloninë dhe forcat e saj të armatosura. “Janë shumë para, por ne e dimë nga eksperienca jonë se siguria nuk ka çmim”, ka thënë Duda. Sistemi Patriot është i pajisur me teknologji që përdoret nga NATO dhe trupat amerikane në Poloni, ka thënë presidenti polak. Rumania po ashtu ka nënshkruar një marrëveshje 3.9 miliardë dollarëshe vitin e kaluar për sistemin e mbrotjes raketore Patriot./REL/
Please follow and like us: