Qeveria miraton kontratën koncesionare për ndërtimin e Rrugës së Arbrit
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit. Kontrata me firmën “Gjoka Konstruksion sh.a” u firmos në muajin shkurt.
Rruga e Arbrit do të kushtojë 240 milionë euro dhe shteti do të përfundojë pagesat kundrejt kompanisë brenda 13 vitesh.
“Qeveria miraton kontratën për Rrugën e Arbrit. Kontrata u firmos në Shkurt mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë Gjoka sh.a. “Për Përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”, u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftim.
Please follow and like us: