Albspirit

Media/News/Publishing

Si mund t’i bëni trendy sot xhinset e viteve ’90?

Magalina Saqellari

 

E vetmja gjë që blejmë pa fund dhe nuk ndopemi asnjëherë janë xhinset. Të gjitha nuancat e blusë ose të zezës varen në dollap dhe herë pas here, nuk i vjen radha t’i veshësh fare. Disave ju del ngjyra dhe disave ju del moda. Si të bëhemi kreative dhe t’i shfytëzojmë këto “asete”? Ka disa mënyra që do na i kthejnë xhinset nga 1996 në 2018:

1

Vendosim perla (gurë)
Unë për vete kam dy pale xhinse që më dukeshin pak të vjetra dhe bleva perla me kapse dhe i kam kthyer super trendy.

2

Stampa me lule
Në dyqane ka plot për t’u blerë por pse të harxhojmë për diçka që mund ta bëjmë vetë. Këto stampa mund t’i gjeni tek Bershka, Pull and Bear dhe Stradivarius. Kush ka aftësi mund dhe t’i qëndisi.

3

Një shirit në anësore
Shumë “in”për momentin. Shiritin mund ta bëni vetë me një copë që keni në shtëpi, me një cope xhinsi me ngjyrë tjetër, ose ta hiqni nga tutat e vjetra dhe ta qepni te xhinset.

4

Dantella
Mund të mbuloni xhepat mbrapa ose të shtoni një shirit në fund të gjatësisë.

5

Rrjeta
Në qoftë se keni blerë xhinse të grisura shumë në gjunjë, vendoseni poshtë rrjetën.

6

Thekët
Prijini xhinset në gjatësinë e dëshiruar dhe pastaj bëjini prerje vertikale në fund me largësi 1 cm nga njëra-tjetra. Në fund shkundini fort që të dalin fijet dhe mos të duken të bëra nga ju por nga fabrika. Mund t’i vini dhe të gatshme si në foto.

7

Pantallona të grisuara tek të pasmet
Pastaj për t’i grisur është shumë kollaj. Mund t’i bëjmë në fund, te gjunjët dhe po patëm guxim si Belen Rodrigues, te të pasmet 😛

See you

Magi/revista class/

Please follow and like us: