Vettingu përjashton edhe gjyqtarin Ilir Çeliku
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e Vettingut për Ilir Çelikun, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës. Ilir Çeliku përjashtohet nga Vettingu pasi ka dhënë dorëheqjen përpara nisjes së këtij procesi. Pas këtij vendimi shkon në 10 numri i zyrtarëve që janë përjashtuar nga procesi. Më herët edhe në 9 zyrtarë të tjerë kanë janë përjashtuar nga procesi i Vettingut, mes të cilëve ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatrik Llalla dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
Lista e zyrtarëve që u është ndërprerë procesi i Vettingut deri tani
Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë
Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë
Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë
Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm
Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese