Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet i plotë teksti i dorëheqjes së kryeprokurorit Llalla te presidenti Meta

Në cilësinë e Presidentit të Republikës ju bëj me dije se, unë Adriatik Xhemal Llalla nga data 07.12.2012 deri në datë 18.12.2017 kam ushtruar funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Neni 61 i ligjit Nr.96/2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, parashikon se me mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, ai ka të drejtë që të caktohet në një pozicion në nivel apeli.

Në aplikim të nenit 56 të Ligjit për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në RSH dhe vendimit nr 79 viti 2017 të Gjykatës Kushtetuese të RSH, ku parashikohet e drejta për të hequr dorë në cdo kohë nga funksioni i magjistratit deri në momentin e dhënies së vendimit përfundimtar nga KPK, ju paraqes dorëheqjen time nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që më njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel apeli.

Me konisderatë të Lartë, Adriatik LLALLA.

10 shkurt 2018

Please follow and like us: