Albspirit

Media/News/Publishing

1948/Ekzekutimi i Sinan Gjonit, Spiro Ruços dhe Kolë Berishës

 

Në vitet 1946-1948 në Shqipëri janë zhvilluar disa procese politike kundër disa intelektualëve që ishin proamerikanë (shtresa natyrale e të djathtëve të vendit) ose ishin pjesë e antifashistëve të cilët ushtria amerikane i liroi nga kampet e fashizmit në Itali në shtator-tetor 1948. Pas shumë vitesh kërkimi, kam mundur të evidentoj gjithë personat e përfshira në këto procese të egra politike. Gati të gjithë të arrestuarit u mbajtën 2 vjet të izoluar në hetuesi dhe u torturuan në mënyra çnjerëzore. Në 70-vjetorin e ekzekutimi të nëpunësve Sinan Gjoni e Spiro Ruços dhe gazetarit Kolë Berisha, por postoj fotografitë e hetuesisë së dy prej tyre (tjetri nuk ka foto hetuesie).

Në foto Kolë Berisha (majtas) dhe Spiro Ruço (djathtas) pas gati 2 vjetësh izolim e tortura në hetuesinë komuniste.

Fotografia e Kastriot Dervishi

Please follow and like us: