Albspirit

Media/News/Publishing

1990/Dinamiti ndaj Stalinit në Tiranë

 

Në orën 20.30 të datës 28.3.1990 ndaj shtatores së Stalinit përballë Galerisë së Arteve Figurative në Tiranë u hodh një sasi dinamiti. Ngaqë autori i këtij akti, Bujar Nallbani, veproi i vetëm me nipin e tij në këtë aksion, ngjarja mbeti pa autor. Nallbani ishte afër godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve kur dëgjoi shpërthimin.
Si në rastin e dinamitit në legatën sovjetike të vitit 1951, organet e Sigurimit vepruan me të njëjtën metodologji, ndaluan 247 persona nga radhët “e elementëve në përpunim e të evidencuar si kontingjent armik me rrezikshmëri” (asnjëri nuk kishte lidhje me ngjarjen), si dhe kryen 453 takime me agjenturën. Në dallim nga rasti i vitit 1951, kjo herë nuk pati ekzekutime.
Shtatoret e Stalinit u hoqën, sipas një skenari stalinist në orën 24.00 të 21 dhjetorit 1990.

Please follow and like us: