Alesia Noka, pjesë e Victoria’s Secret
Fusha e modelingut në Shqipëri nuk i përmbush gjithmonë kërkesat e modeleve shqiptare, të cilat zakonisht synojnë ta ndërtojnë karrierën e tyre jashtë vendit. Të shumta janë modelet që synojnë të jenë pjesë e markave më të njohura, siç është Victoria’s Secret.
Ajo që nuk prisnim është se modelja shqiptare Alesia Noka po mendon seriozisht të jetë pjesë e kësaj marke të famshme. E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Alesia është shprehur se synon pasarelat e Victoria’s. “Për momentin jo, nuk po bëj asgjë për të qenë pjesë e Victoria`s Secret, sepse dua të mbaroj punë fillimisht këtu ku jam. Por pasi të mbaroj këtu do të filloj përgatitjet për audicionin”, -është shprehur Alesia lidhur më këtë ambicie të saj.
Të jesh pjesë e Victoria’s Secret është një arritje e madhe për çdo modele dhe urojmë që shumë shpejt një shqiptare t`ia arrijë./Class/