Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Canaj takon drejtoreshën e AJC Izrael, Avital Leibovic

Kryediplomati shqiptar në Izrael i dhuroi bustin e Skënderbeut.  Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, u takua me Drejtoreshën e American Jewish Committee, dega Izrael, Avital Leiboviç, në zyrën e saj në Tel Aviv. “Bashkëbisedim i frytshëm me Drejtoreshën e AJC, dega Izrael, Leibovic, për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e ardhshme të saj në Kosove, e cila u shoqërua me surprizën e bustit të heroit tone kombëtar në zyrën e saj”, shkruhet në adresën zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael në rrjetin social Twitter.

Please follow and like us: