Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Canaj takon operatorët turistikë izraelitë

Në 13 prill është fluturimi i parë direkt charter Tel Aviv-Tiranë nga kompania ajrore Israir.  Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ka patur ditët e fundit një takim me përfaqësues të operatorit turistik izraelit, turistik Global Experience & Mona Tours, në prag të nisjes së fluturimit të parë direkt Tel Aviv-Tiranë. “Takim i suksesshëm me operatorin turistik Global Experience & Mona Tours, i cili ka bërë deri tani 3 prenotime të grupeve turistike izraelite për në Shqipëri. Në 13 prill është fluturimi i parë direkt charter Tel Aviv-Tiranë nga kompania ajrore Israir”, shkruhet në adresën zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael në rrjetin social Twitter.

Please follow and like us: