Albspirit

Media/News/Publishing

Amerikanët e Broadridge blejnë startupin izraelit ActivePath

Kjo ishte blerja e parë në Izrael e kompanisë me qendër në Nju Jork, e cila ka një fond prej 4 miliardë dollarësh.  Kompania amerikane e teknologjisë financiare (fintech), Broadridge Financial Solutions, Inc. Bleu startupin izraelit ActivePath, me qendër në Tel Aviv. Kjo ishte blerja e parë në Izrael e kompanisë me qendër në Nju Jork, e cila ka një fond prej 4 miliardë dollarësh, shkruan “Times of Israel”.  “Ideja është të investojmë dhe të ndërtojmë teknologjinë për të cilën po punojnë, por gjithashtu të vazhdojmë të investojmë dhe të rritemi në tregun izraelit”, tha Rob Krugman, shefi i dixhitalizimit në Broadridge në një intervistë telefonike për gazetën online izraelite. Broadridge ndihmon ndërmarrjet të kalojnë ndërveprimet e tyre me klientët në format dixhitale të komunikimit – faturat dhe deklaratat bankare, për shembull – nga metodat tradicionale të printimit.

Please follow and like us: