Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë lidhin përdhunuesit, i rrahin dhe i detyrojnë të bëjnë paradë nudo në rrugë

Dy meshkuj, të akuzuar për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare janë detyruar të bëjnë paradë nudo me duart e lidhura pas, ndërkohë që femrat i rrihnin.

Të dy dolën në rrugën Yinkiong në Indi, ndërkohë që një turmë e nevrikosur femrash i kishin rrethuar para se ata të dorëzoheshin në polici.

Zëvendës inspektori i policisë tha se vajza kishte biseduar me përdhunuesin në rrjete sociale dhe më pas ishte bërë viktimë e tij, që shoqërohej nga tre miq.

Thuhet se e dërguan në shtëpi rreth orës 2 të mëngjesit dhe vajza  e guximshme ia doli që ti raportojë në polici.

Ishte familja dhe të afërmit e viktimës që i detyruan të bëjnë paradë nudo para se ti dorëzonin në polici. Identitetet e tyre nuk dihen por policia ka njoftuar se të dyshuarit janë 20-vjecarë.

Please follow and like us: