Hoxha i seksit në Shqipëri do pësonte këtë fat po të ishte në Indi
Rasti i një hoxhe të vetëshpallur në Shqipëri, që ngacmonte seksualisht femrat që i shkonin për ‘shërim’, ka krijuar shumë bujë. Por shihni se çfarë i ndodhi një ‘homologu’ të tij në Indi. Shëruesi fetar tentoi që të përdhunonte një vajzë 23-vjeçare. Kjo e fundit nxori një thikë dhe ia preu penisin. Swamy Gangeshananda doli në një konferencë për shtyp për të lajmëruar se organi i tij gjenital ka nisur të funksionojë përsëri. Ai iu nënshtrua disa operacioneve për të rikthyer ‘mikun’ e tij. Gjatë konferencës së çuditshme për mediat, ai tha se e ka falur vajzën që e sulmoi. Ai tha se është bërë një person normal tetë muaj pas sulmit. Tashmë ia kanë ngjitur penisin dhe ai jo vetëm urinon, por edhe bën seks normalisht. Ky shërues e quan veten si Krishti i ri.