A janë qindra dhe mijëra nxënës anëtarë të komunitetit LGBT në vendin tonë?
A mund të klasifikohet një nxënës (6-18 vjeç) anëtar i komunitetit LGBT? Cili është kriteri përcaktues? Si vlerësohet? A mjaftojnë eksperiencat fëminore në eksplorim të seksualitetit për të përcaktuar orientimin seksual? A nuk do të ishte presion social ndaj një fëmije që ende nuk ka mbushur 18 vjeç, të fusë veten apo ta fusin të tjerë në kategori orientimesh seksuale? A nuk do të ishte më mirë të prisnim maturimin e fëmijës nga çdo aspekt fizik, emocional, intelektual e më pas të prisnim ta gjente veten cilës kategori do t’i përkiste?
Marr shkas nga një fjali e publikuar sot në media e cituar në një deklaratë drejtuar Kryeministrit sipas së cilës ”… Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.”
Unë mendoj dhe besoj se një fëmijë (ligjërisht i konsideruar i tillë) kur ndodhet në fazën e adoleshencës, përjeton kriza të ndryshme, përfshirë ato seksuale. Pritet që këto kriza të zgjidhen në mënyrë që ky adoleshent të mos vuajë nga probleme të shëndetit mendor. Por këto kriza personale, krejtësisht personale, nuk duhen interferuar me presione të jashtme. Këto ose zgjidhen me ndihmë psikologjike ose rrjedhin natyrshëm gjatë zhvillimit individual. Një adoleshenti nuk mund t’i themi se është hetero apo homo përsa kohë ai nuk është maturuar. As nuk mund ta etiketojmë apo grupojmë në kategori. Adoleshenti është si karavidhja, e cila ka zhveshur zhguallin për të rilindur pas krijimit të zhguallit të ri-thotë Françoise Dolto në librin e saj mbi adoleshencën. Edhe nëse 15 vjeç e ka identifikuar veten si gay apo lesbike, apo hetero nisur nga një eksperiencë apo përjetim momenti, një adoleshent ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen. Prandaj nuk e mbështes aspak këtë prirjen zhurmëmadhe për ti bërë palë ca fëmijë dhe për ti listuar nëpër komunitete.
Nxënësit nuk janë në shkollë as për ti siguruar suport mediatik LGBT apo edhe politikanëve, dhe as për t’u ofruar si dekor nëpër seminare të tipit alkoolistët anonimë të zhvilluar nga joprofesionistë !
Ky është një abuzim i pastër me të drejtat e fëmijëve. Dhe të mos e ngatërrojmë Konventën e të Drejtave të Fëmijëve me atë të të drejtave të njeriut. Vërtet neni 13 garanton lirinë e shprehjes, etj, por respektimi i të drejtave udhëhiqet nga prindërit ose kujdestarët ligjorë. Unë kërkoj nga qeveria një vlerësim të programit/trajnimit/seminarit që ofron LGBT (në rastin konkret) në shkolla, nëse i përmbush apo jo kriteret për rritjen e mirëqenies shoqërore, shpirtërore e morale si dhe shëndetin fizik e mendor të nxënësve. Këte do ta kërkoja për këdo që ofron diçka në shkollë. Si dhe i sugjeroj medias që të hulumtojnë se çfarë masash ka marrë shteti shqiptar për të zbatuar nenin 17 të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve.
Në këtë realitet shqiptar hallemadh, të fundit që do mendoja se mund të përfshiheshin ishin fëmijët. Por në emër të tyre duket se abuzohet më shumë.

Please follow and like us: