Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani ironizon Ramën: Ai “i shkreti” rri kokulur, por kur e ngre kokën s’mbahet më…

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, lidhur me krahasimin që përdori sot gjatë fjalës në Kuvend për shqiptarët. “Ashtu është, e vërtetë.  Ai “i shkreti” rri kokëulur e s’të përgjigjet dot. Por qëllon që e mbush shejtani dhe kur e ngre kokën s’mbahet më! Vrimë pa e përçuar lajmin e “kokës së ngritur” nuk lë… KryeRindasi s’ka qenë mirë fare këto kohë! Nuk i mat më fjalët që lëshon!”, shkruan Manjani në një postim në rrjet.

Ofendimet e Ramës

Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur sot në Kuvend, teksa krahasonte shqiptarët me organin gjenital të meshkujve. Teksa kreu i PD-së Lulzim Basha ftonte qytetarët që të ngriheshin në protesta, Rama është shprehur se populli nuk mund të ngrihet me zor. ‘Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë’, është shprehur Rama.

Please follow and like us: