Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Në Kosovë ranë maskat e mbajtura gjatë

“Mallkuar qoftë dita kur shkeli këmba e aziatikut në tokën tonë”, shkruante dikur me pezëm, i dituri Mit’hat Frashëri.

Sot, këtë mallkim e përsërisin qindra e mijëra zemra të shqiptarëve: të mërzitura dhe të pezmatuara me të drejtë, me intrigat dhe idiotësitë e shtetit të tyre, që poshtërohet nga Erdogani.

Sot, ranë maskat që i mbajtën gjatë shtiracakët, që tash e sa vite e kanë nënçmuar shtetin e Kosovës.

Sot, ranë maskat e mashtrimit të madh.

Sot, ranë maskat e hipokritëve me gojën plot perëndim e vlera perëndimore, por me veprime dhe strategji krejtësisht antiperëndimore.

Sot, dhunshëm, Kosova u larguan prej shtratit të vlerave perëndimore.

Dhe, përgjegjësia kryesore për këtë bie mbi drejtuesit kreysorë të shtetit, dhe, mbi sejmenet e tyre të djeshëm dhe të sotëm.

Thjesht, pa patur nevojë për shpjegime dhe analiza, ajo që ndodhi sot, provon se, segmente të caktuara të shtetit tonë, janë të nënshtruara nga politika e Erdoganit.

E ky është akt i shëmtuar dhe barbar kundër idesë për një Republikë të lirë dhe të bazuar te parimet e demokracisë perëndimore.

Ajo që ndodhi sot, vërteton paftyrësinë dhe josinqeritetin e këtrye drejtuesve, që e kanë mashtruar popullin duke kukurisur për ditë për gjoja demokraci dhe të drejta të njeriut.

Sot, po provohet ajo që thoshte Faik Konica para shumë dekadash:

“Prapambeturia kulturore është pasojë e pushtimi turk. Ky pushtim zgjati afër pesëqind vjet.”

Kjo prapambeturi, për të cilën fliste Konica, sot e ka vizatuar fytyrën e vet të shëmtuar.

Prandaj, mos kukurisni më, por uleni kokën.
Ju ka ra maska!

Please follow and like us: