Presidenti i Skënderbeut: Do të shkojmë deri në gjykatën federale të Zvicrës
UEFA ka fundosur Skënderbeun, duke e përjashtuar për 10 vjet nga kompeticionet europiane dhe duke e gjobitur me 1 mln euro
Por drejtuesit e ekipit korçar duket se jane te vendosur te vazhdojne betejen
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport” pak minuta më parë, deklaroi:
“Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi.
Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse KAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsin këtë sezon”, – ka thënë Takaj.
Please follow and like us: