“Vila në Surrel, studio, apartamentet…” Berisha i bën analizën pasurisë së Edi Ramës
Në një reagim për shkarkimin e gjykatësit të Kushtetueses, Fatos Lulo, ish kryeministri Sali Berisha merr në analizë pasurinë e Edi dhe Linda Ramës. Bashkëshortja e kryeministrit, thotë Berisha, ka marrë një dhuratë prej 100 milione lekësh nga motra e saj, ndërsa të dy nuk justifikojnë vilën në Surrel, pasi në vitin 2010, Rama kishte vetëm 3 mijë euro.
“Ne vitin 2010 Edi Rama deklaron si pasuri te vetme
– 3 mije euro dhe veten si i pastrehe.
Ne vitin 2013, ai ndërton sarajet ne Surrel me gjatësi themelesh 58 m ndërkohe qe pallati ku banoj unë dhe 70 familje te tjera ka gjatësi themelesh prej 46 m.
Rama ne formularin e tij te pasurisë ka deklaruar se 5,000 m2 toke truall te sarajeve te tij i ka blere me 2 dollarë m2 ndërkohe qe çmimi ne atë zone, sipas hipotekës, ne vitin qe e ka blere Rama token ka qene 30 dollarë m2
Pra, kemi te bëjmë me mashtrim te qarte dhe larje parash te pista nga Edi Rama.
Po Rama, përveç sarajeve te Surrelit, ka ndërtuar ne fshehtësi te plote afër Kryegjyshatës
– studion dy katëshe me sipërfaqe rreth
– 600 m2 me furra qeramike dhe furra shkrirëse artistike metalesh dhe
– deri tani nuk ka deklaruar asgjë për paratë e blerjes se truallit, ndërtimit te studios dykatëshe, furrave speciale te qeramikës dhe shkrirjes artistike.
Por krahasimi i pasurive, jo vetëm te Rames por edhe te bashkëshortes se tij me ato te gjykatësit Lulo, është i frikshëm!
Kështu, zonja Linda Rama ne formularin e pare te pasurive deklaroi:
a- një dhurate me motrën vet për 100 milionë leke, pa treguar burimin e dhuratës fabuloze
Ndërkohe qe motra e Gjykatësit Lulo është ndërtuese e mirënjohur ne Tirane dhe
b- Zonja Linda Rama nuk deklaroi asnjë fjale për pallatin 5 katesh me sipërfaqe ndërtimi 960 m2, te ndërtuar ne mes te Tiranes, ne sheshin rekreativ ne mes pallateve.
Shkaku i fshehjes se pallatit pesëkatësh qëndron ne faktin se për ndërtimin e tij nuk tregon dot asnjë fature tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore nga familjaret e vet qe i pretendon investitorë! Pra pallati është dhurate paje për çiftin Rama.
c- Sipas deklaratës, zonja Rama është pronare ne katër apartamente banimi, ndërkohe qe ajo ka punuar ne shtet ose vite te tera ne një Fondacion jofitimprurës!
Pra, siç del nga këto fakte te pamohueshme, pasuritë e pajustifikuara te gjykatësit Lulo nuk janë as çereku i pasurive te pajustifikuara te Edvin Kristaq Rames dhe zonjës se tij te nderuar Linda Rama”
Sipas Berishës, ligji u zbatua në mënyrë të njëanshme, pasi në njërën anë, gjykatësi i Kushtetueses u shkarkua nga detyra, ndërsa nga ana tjetër ILDKPI nuk vepron ndaj kryeministrit dhe bashkëshortes së tij.
Sipas Berishës, ishte pikërisht kontrolli i pasurisë së çiftit kryeministror që çoi në shkakrimin e Zana Xhukës nga ILDKPI.
“Sapo kryetarja e ILDKP Zana Xhuka mori për verifikim dosjen e pasurive te çiftit Rama, ky i fundit përdori shumicën e tij parlamentare te përbëre nga vrasës, trafikante, bandite dhe, siç do faktonte Gjykata Kushtetuese, shkarkoi ne mënyre antikushtetuese ne sy te shqiptareve dhe mbare botes me urgjence nga detyra Kryetaren e ILDKP. Prandaj dhe ai vazhdon te shtoje i pangopur pasurinë e tij te paligjshme”, shkruan Berisha.