Zbulohet vendimi i gjykatës së Vlorës, ngriu pasurinë 2 vjet para lejes së Kryeministrit Rama
Vendimi është marrë në vitin 2015, një vit përpara asaj që vendosi qeveria në lidhje me tokën duke dhënë lejen e zhvillimit dhe 2 vjet para se qeveria të jepte lejen e ndërtimit ne kete toke.
Vendimi i Gjykatës Vlorë -Pezullim i Shit-Blerjeve stefan bua
Kompleksi turistik Ionian Olea është dhënë në shkelje të ligjeve në fuqi dhe nëse do të ndiqet i njëjti standart se me kryetarin e bashkisë së Lezhës, Rama duhej të arrestohej dhe më pas t’i jepej masë me arrest shtëpie.
Vendimi i gjykatës së Vlorës është ende ne fuqi dhe nëse Rama mendon se ka bërë shtet, për shkak të atij vendimi duhet të tërheqë dy vendimet e qeverisë dhe të shkojë vetë dhe bashkëpunëtorët e tij para drejtësisë për të dhënë shpjegimet, deri sa të dalë ai që ka mashtruar Ramën ose të dalë ai që ka mikluar Ramën t’i firmosë këto dy vendime, ndryshe nga 80 për qind e vendimeve të tjera që i ka firmosur Niko Peleshi.
Vendimi i pare i Rames per zhvillimin e zones
Gjitha transaksionet me tokën janë bërë mbi një testament për të cilin dyshohet fort të jetë i vërtetë pasi vitet kur pretendohet të ketë testament nuk bëhej një akt i tillë për shkak se toka ishte e shtetit me përjashtim të një dynymi për familje që ishte në përdorim.
Vendimi i Rames per lejen e ndertimit
Vendimi i gjykatës është i qartë dhe nuk lë vend për hamendje vec në ato raste kur garanti, se asgjë nuk do të ndodhë nëse tejkalohet vendimi, është Kryeministër dhe dorësi është deputet.