Albspirit

Media/News/Publishing

Dënimi i Skënderbeut, FSHF: Mbështesim çdo vendim që i shërben integritetit të lojës

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut me 10 vite nga kompeticionet evropiane.

FSHF e ka cilësuar një lajm të keq për futbollin shqiptar.

“Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej një milionë eurosh.

Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit”, thuhet në deklaratë.

Më tej FSHF shpreh mbështetjen për çdo vendim që sipas saj “i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t”.

Please follow and like us: