Albspirit

Media/News/Publishing

Mesila Doda: LGBT nuk e kanë hallin te seksi e dashuria, por te lekët

Ish deputetja Mesila Doda ka dhënë një sqarim të saj përmes një postimi në rrjetin social Facebook në mesin e debatit të ndezur për rolin e komunitetit LGBT në edukimin e të rinjve shqitparë sot, pas aktiviteteve që kanë nisur në disa gjimnaze të Tiranës.

Sipas Dodës pozicionimi i tyre në shoqëri, mbi lirinë apo diskriminimin e tyre virtual nuk mund të bëhet argument që këta individë të vazhdojnë të përfitojnë fonde pafund nga donatorë apo nga qeveria shqiptare.

“Ky vend ka boll halle të tjera që të shqetësohemi se si zgjedhin ta bëjnë seksin ca djem e vajza që ngatërrohen rrugës me veten…Tek e fundit, për to nuk është halli tek seksi, aq më pak te dashuria… gjithë halli është te lekët…”, shkruan Doda.

Më tej ajo shton se droga është problemi për të rinjtë tanë, sjellja me njeri-tjetrin ku hyn edhe bulizmi po bëhet plagë e kësaj shoqerie.

“Përzgjedhja seksuale e LGBT-ve nuk më shqeteson e nuk do bëhet burim që ata të jetojnë të zhytur në fonde që shtohen se ne hapim gojën për ti sqaruar atyre burimin e jetës… Tek e fundit, për to nuk është halli tek seksi, aq më pak te dashuria… gjithë halli është te lekët”, përfundon ish- deputetja.

Please follow and like us: