Ndue Ukaj: Diversioni neoosman, nuk mund të shpërlahet me dy shkarkime. As duke u justifikuar dhe shtirë
Arsyetimet tuaja janë neveritëse.
Ju, drejtuesit e Kosovës, nuk mund të shpërlaheni nga aksioni i turpit. Me të cilin ju i keni lënë një njollë të madhe shtetit të ri të Kosovës.
Kosova dje u goditë fort. Dhe për këtë, përgjegjësi keni ju, që shtreni se nuk dinit gjë se çfarë ka ndodhë.
Përgjegjësi keni edhe ju të përgjumurit.
Ne e dimë se ju që keni funksione kushtetuese, jeni violina në duar të Erdoganit. Prandaj edhe keni luajtë ” koqe” që një kohë me Amerikën dhe Europën.
Me lidhjet tuaja të forta me Erdoganin, ju e keni shkretuar Kosovën, dhe e keni penguar rrugëtimin e saj ka përparimi dhe mirëqenia.
Presidenti, kryeminstri, kryetari i Parlamentit, ministri i Jashtëm, ai i Drejtësisë, kanë funksione kushtetuese, dhe ky fakt i obligon që të dinë çdo gjë.
Përndryshe, ata nuk i ushtrojnë funksionet e tyre.
Kosova dje u invadu.
U kindapuan njerëz.
U turpërua para botës së lirë.
U rreshtua në kampin e të keqes.
Ndërsa, drejtuesit e shtetit e laujanë rolin e Pilatit.
Kosova, dje i nguli thikë pas shpine perëndimit.
Kosova, dje braktisi vlerat e demokracisë perëndimore dhe përqafoi mendësinë totalitariste të Erdoganit.