Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina PAPAJANI: Kjo është Eni Çobani…aty ku e bukura bashkohet me intelektin

 

PERSONAZH

DUKE SHKRUAJTUR PËR AVOKATEN…NDËRMJETSEN E EMISIONIT “SHIHEMI NË GJYQ” ENI ÇOBANI.

Të gjithë impresionohemi çdo të Diel me zërin e saj, shpirtin apo ndihmesën që ajo jep si NDËRMJETSE në emisionin “shihemi në gjyq”. Ajo mbetet një femër klas, një intelektuale që me profesionin e saj sjell mendje gjeniale për drejtësinë në dobi të qytetarëve.

Kjo është Eni Çobani. Një avokate e zonja, një pedagoge që u krijon privilegj studentëve të saj, një ndërmjetse aty ku pista e qytetarit ka ndaluar, aty ku ka probleme në kufi të jetëve që i zvarrisin rëndomtë. Argumentet dhe tolerimi i fakteve të ndërmjetësit midis palëve sjell sadopak normalizimin, qetësinë psikologjike apo shpirtërore duke ndarë në mënyrë topografike atë çka i qartëson problemet.

Eni është grua e pushtetshme, bashkëshorte shembullore, një nënë e përkushtuar për djalin e saj. Të bie në sy qetësia e mendimit në drejtim të shumë fakteve duke vënë në plan të parë balancimin ndihmesë-shpirt-mendje. Këto problematika ajo i menaxhon me potencialin e saj duke dhënë maksimumin në përqëndrimin dhe angazhimin e jetës së përditshme.

Figura e saj është mjaftë simpatike, përpos profesionit ajo është një bukuri e harmonizuar deri në detaje përmes një gusto në veshje e një shpirti ku reflektojnë ngjyrat e jetës. Çdo ditë një punë…një përkushtim në një mision, apo me një ide se lumturia gjithmonë duhet kërkuar.

Motoja e saj konsiston në faktin se fati është në duart e gjithësecilit, mjafton të përpiqemi dhe të ngarkohen pozitivisht pavarsisht se jeta të ofron “kohë krizash”. Të gjithë e admirojnë sepse ajo është forca e një femre, zëri më i ngrohtë aty ku konflikti zë e bërtet, inteligjentja apo mendjehapur në situata apo sfida rebele.

Një ditë e re për Enin do të thotë buzëqeshje, një sfidim të çastit kryeneç, një kombinim perfekt i ngjyrave në pamje e shpirt, një përllogaritje të vlerave me formulën e jetës, një simbol të vlerave humane si elementi i duhur në nocionin jetë ku ekuilibri i një shoqërie merr peshë në balancimet më të vështira.

Eni Çobani, një femër sharmante, plot hire, një portret femëror, një zonjë që hap mbas hapi jep maksimumin aty ku qëndron e pamundura, aty ku qëllimi final kthen jetën në bukuri, paqje e stabilitet, aty ku paraqitja fizike bashkohet me nivelin intelektual si një luftë e përhershme mbi paragjykimet dhe sforcot e një “fushë beteje” mendore.

Kjo është forca e Enit e bukura mbi klishetë dhe metamorfozat kohore, shumëngjyrshe me sensin e forcës dhe përzgjedhjes…

Please follow and like us: