Shkencëtarët flasin për përsosmërinë mashkullore
Kuptimi i përsosmërisë dallon nga personi te personi, mirëpo shkencëtarët megjithatë kanë provuar të gjejnë karakteristikat fizike, të cilat do të duhej t’i ketë mashkulli i përsosur. Këto janë disa nga predispozitat, të cilat meshkujve ua rrisin shanset te femrat – madje kjo në bazë të fakteve shkencore.
- Vetulla të trasha dhe mjekra në formë katrore: Hulumtimet kanë treguar që femrat i preferojnë meshkujt e këtillë kur mendojnë për lidhje afatgjatë.
- Mjekra e parruar: Midis meshkujve të rruar dhe të atyre të parruar, femrat më me dëshirë kanë zgjedhur ata me mjekër të dendur, sepse këtë karakteristikë e lidhin me burrërinë.
- Buzëqeshja diskrete: Femrat duan kur meshkujt kanë buzëqeshje diskrete. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo është arsyeja përse femrat i duan “meshkujt e rrezikshëm”.
- Mosha: Nëse femrës i imponohet që të zgjedhë midis mashkullit të moshës së saj dhe atij pak më në moshë, kryesisht do ta zgjedhë atë më në moshë. Shkencëtarët këtë e quajnë “Efekt George Clooney”.
- Kursimtari: Duket që femrat preferojnë meshkujt kursimtarë, sepse ata lënë përshtypje vetëkontrolli.
- Sensi për humor: Hulumtimi i ngjashëm me numër telefoni është bërë edhe në këtë rast – femrat më me dëshirë u kanë dhënë numrat tipave të cilët kanë ditur të bënin shaka, sesa atyre të tjerëve
Please follow and like us: