Emrat e dy diplomatëve shqiptarë që u dëbua nga Moska
Dy diplomatët e dëbuar nga Rusia janë Arben Doçi, këshilltar pranë Ambasadës shqiptare, dhe Albert Jerasi që mban funksionin e zv.Ambasadorit, bëjnë të ditur burime diplomatike.
Më parë autoritetet shqiptare kishin dëbuar nga Tirana Sekretarin e Parë të Ambasadës ruse dhe atasheun ushtarak të Federatës së Rusisë në Shqipëri.
Kremlini ka përdorur të njëjtën proçedurë për largimin e diplomatëve, ashtu sikundër u veprua edhe nga Tirana zyrtare.
Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorët e vendeve perëndimore që kanë dëbuar diplomatë rusë, për t’u dorëzuar atyre nota proteste dhe për t’i informuar mbi kundërpërgjigjen e Rusisë.
Vendet e njoftuara sot për dëbimet ishin 23, mes tyre edhe Shqipëria ndërsa numri i diplomatëve të dëbuar shkon në 150.