Albspirit

Media/News/Publishing

Fotot skandaloze që trondisin mbretërinë

Dalin foto me të brendshme dhe pistoletë në dorë. Në pak më shumë se një muaj nga lajmërimi për dasëm, nuk ka qetësi për Meghan Markle. Në revistën italiane “Chi”, dalin fotot, të cilat mund të vënë në siklet gruan e ardhshme të Harryt të Anglisë: në të brendshme me një pozë “të nxehtë” gjatë realizimit të një serie të seriali “CSI: New York” dhe në një foto tjetër shfaqet me pistoletë në duar gjatë serialit “Fringe”. Duket se nuk kanë mjaftuar skenat pikante të serialit “Suits”. Mbretëresha Elisabeta duket se është gjithnjë e më kundër këtij bashkimi dhe kjo u duk kur ajo publikoi miratimin e saj për dasmën…super e ftohtë. Por duket se nuk mbaron këtu, duke qenë se drejtuesi i portalit Alfonso Sinjorini ka theksuar se ekzistojnë foto të ish aktores me gjoksin nudo. Ndërkohë, çifti po merret me organizimin e dasmës, pa i kushtuar shumë rëndësi “zhurmave” mediatike. Pëshpëritet se shpenzimet e dasmës, deri tani, janë 600 mijë euro, para që ka dashur t’i paguajë “babushi”, princi Charles i Anglisë.

Please follow and like us: