Ka ardhur koha që përkthyesit të jene të licensuar nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu Ministria e Arsimit duhet të marrin masa për botimin e gazetës ose të revistës ”Mësuesi” dhe revistës ”Gjuha jonë”, të cilat janë shumë të domosdoshme për nxënësit,studentet,mësues dhe profesore.
Më zgjohet kujtesa kur vite më parë isha drejtor gjimnazi ku kam zhvilluar disa takime pune me mësues e nxënës në gjimnazet e Gjakovës, Pejës, Prishtinës në Kosovën e pas luftës. Në biseda me kolegët më tregonin për tekstet e gjuhës shqipe dhe plan programet që zhvillonin ata, ndersa unë heshtja, sepse në Shqipëri në gjimnazet zhvillohej gjuha angleze, italiane, apo gjermane ndersa gjuha shqipe jo. Me të drejtë Ministria e Arsimit e futi në plan programe dhe tekste për tu mësuar gjuha shqipe, besoj se nuk është e nevojshme për koment të mëtejshëm.
Gjithashtu lind nevoja e thirrjes së një kongresi për gjuhen shqipe. Përfundimisht me gjuhën shqipe duhet të merremi të gjithë. Me të drejtë akademiku prof. dr. Emil Lafe thekson:-“Gjuha nuk pranon shkujdesje, nuk pranon të trajtohet si gjë e zakonshme. Gjuha ka nevojë të mbrohet, të ruhet si gjë e shtrenjtë të parëve. Gjuha është shenjë e qytetërimit të një populli, sepse mënyra se si sillet njeriu me gjuhën, tregon kulturën e tij”.