Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: O ju, organ gjenital i shkrefur!

Nuk e di se çfarë fuqie magjike do doja ta kisha. Asnjëherë nuk kam bërë llogari për këtë? Por këto çaste, më shumë se kurrë, do ta dëshiroja. Do ta dëshiroja me shumicë, një foltore, a një mikrofon magjik, ku sytë dhe vëmendja e gjindjes atje në Kukës të drejtoheshin nga unë. Një lloj marrie e dhembshur qytetare, jo liderësh. Ata janë një tufë legenësh të klasit të parë. Vetëm për t’ju thënë kuksianëve, a protestuesve, mjaft, mos digjni e shkatërroni. Eshtë djersa dhe gjaku juaj. Mos digjni…, është një faturë së cilës i shtohen kamat vonesat nëse do shprehemi me gjuhën e popullore mbi faturat. Sado që Edi Rama u ka quajtur organ gjenital i shkrefur, a i ulur poshtë, prapë nuk justifikohen ato që po na shohin sytë përmes rrjeteve televizive dhe internetit. Eshtë gjaku i juaj që ua kanë pirë shushunjat në vite, me pretekstin për të qënë si bota. Si perëndimi, demokraci e shëndetshme, por që vit pas viti i largohemi shumë e më shumë. Kuptojeni drejt këtë. Dhe këtë indanjatë të shenjtë tregojeni tek vilat e tyre dhe pasuritë of shore, ato të kamufluarat nën emrat e kunetërve, vëllezërve e sojit a sorollopit shushunjë. Sa mirë do ishte sikur ashtu si aty, të shkonit ashtu, organ gjenital i shkrefur atje në Surrel. A në gjirin e Lalzit, kodrat e Golemit etj. Kështu të shkrefur si sot në ato bankat a objektet kulla, që djemtë e apartamenteve një dhomë e guzhinë posedojnë sot. Ky mllef organi gjenital i shkrefur do ishte melhemi më i mirë, shërbimi më i mirë për kombin. Këtej e matanë Morinit, për atë tarifë që u duket e papërballueshme për shkak të të ardhurave të ulta. Madje jepuni një mësim edhe atyre legenëve të Kosovës, që për një xhami dhuratë, bëjnë ca arrestime blic, arsimtarësh, si e si t’i bëjnë qejfit sulltanit Erdogan. Pika që nuk u bie, se, e dini, i varrosën rishtas Isën e madh, Avdyl Frashërin, Hasan Prishtinën, Haxhi Zekën, Sulejman Vokshin e me radhë. E, më zi akoma, kur kurrë nuk e kemi pasë traditë, të shesim mikun për peshk. Pa i hyrë proçedurave të verifikimit të dokumentacionit, ashtu siç edhe veprojnë dy shtete normale kur konkludohet në kësi raste. Sulltani Erdogan ka vite që i kërkon Amerikës të dorëzoj Gylenin, atin shpirtëror të lëvizjes Hyzmet, apo shërbimi. Mirëpo kërkesës proçeduriale të Amerikës, mbi provat dhe faktet, Turqia e Erdoganit i përgjigjet me përralla. Dhe ta dini, janë jo pak, por mbi gjashtë milion gylenistë që besojnë në një përsosje besimi, shtet dhe demokraci më funksionale. Mirëpo legenat e Kosovës nuk duan prova dhe fakte, por mjafton ca gërshërë për synetllëk dhe ca para për xhami etj. Shkurt një shpurë legenësh si ai shallvaristi me emrin Haxhi Qamili.
Por jemi tek ky kryelegeni jonë, shallvaristi që ju cilëson si organ gjenital i shkrefur. Që e ka për modë të ofendoj. Një lloj babai i bullizmit shqiptar. Mungesa e një opozite pak të besueshme për shkak të lojrave me ngriva shkriva. Ndaj është shanci i madh kur një popull duhet të marri në dorë frenat. Ndofta edhe me djegie, shkatërrime etj., por jo tek prona juaj, tek pronat e legenëve.

Please follow and like us: