Lutje femërore: Grimin e përditshëm falna sot!
Rejona Saqellari
Këtë herë vendosa të flas për diçka shumë të thjeshtë dhe me interes të madh për të gjitha ne, vajzat. Make-up-i i përditshëm… Apo rutina ditore e tualetit?! Ndër gjithë këto kohë që po merrem me këtë punë, rutina ime ka ndryshuar shpesh…Ajo çfarë konsiderojmë të mirë një periudhë, nuk na e mbush më syrin dhe vendosim të përdorim diçka të re.. A nuk ju ndodh dhe ju kështu?
Mesa kam parë, rreth e rrotull (blogere të famshme apo vajza me influencë) të gjitha preferojnë një make-up sa më natyral paraditeve, një fytyrë jo të mbingarkuar me krem pudër; sy, jo me nuanca të forta apo konture “të çmendur”.
Shumë vajza në Youtube realizojnë një tip Challenge, që quhet “NO make-up/make-up tutorial”. Nga kjo u frymëzova dhe unë për të bërë një video të tillë, ku të tregoj rutinën time ditore dhe jo vetëm. Në një sondazh që bëra në faqen time të instagramit, kjo lloj video rezultoi më e kërkuara.
Po, le të shpjegoj më mirë atë që preferoj të bëj unë, çdo mëngjes.
Hapi i parë është të kemi një fytyrë të larë dhe të pastër. Më pas, hidratimi i mirë është një gjë që s’duhet ta neglizhojmë kurrë, sidomos nëse do të shkoni në punë apo diku tjetër dhe këtë make-up do ta mbani gjithë ditën. Kjo do të ndihmojë që kremi pudër apo hidratuesi me ngjyrë (tinted moisturizer) që do të vini, mos t’iu bëhet me njolla gjatë ditës.
Pasi kam hidratuar fytyrën, unë preferoj të përdor një tinted moisturizer( krem me ngjyrë) sepse është më i lehtë dhe jo aq mbulues, nuk bllokon poret e lekurës. Por, jo të gjitha mund të përdorin të njëjtën gjë si unë. Secila ka preferencat e veta. Kthehemi te tutoriali.
Hapi i rradhës është lapsi i vetullave; vizatojmë viza të vogla në drejtim të qimeve duke krijuar iluzionin e një vetulle më të plotë. Korrektorin për paradite e këshilloj jo shumë më të hapur se ngjyra e lëkurës. Kështu nuk do dukemi fallco. E përhapim me një sfungjer dhe e fiksojme lehtësisht me pak pudër. Ngrohim fytyrën me pak bronxer pa bërë konture të theksuara. Hapi i fundit janë buzët; unë preferoj të vë një laps buzësh afër ngjyrës natyrale të tyre (i preferuari i momentit është MAC strip down) dhe më pas, një lip balm ose një liquid lipstick…Kjo varet nga mood-i i momentit./ class/