Protesta te Rruga e Kombit, reagimet: O Edi Rama ne nuk jemi organ gjenital…, po Mimi Kodheli ku është
Pershkallezohet protesta tek Rruga e Kombit. Protestuesit po demtojne kabinat dhe vendin ku eshte vendosur trau per te paguar tarifen. Protestuesit ndihen të indinjuar.
Protestuesi: “A është mënyra e duhur për të ofenduar popullin për ti thënë organ gjenital i ulur. Ky është popull. Janë 10 euro më larg me spital, me shkollë me të sëmurë, me dasmë, me mort. Me shku me pi një kafe për mort kuksianët duhet të paguajnë 10 euro. Ky nuk është shkatërrim i popullit që ëshët vendosur këtu? Populli ëshët i urtë, ne jemi popull dele, një organ gjenital. Ky reagim është minimal”.
Gazetarja: Do të ketë reagime të tjera
Protestuesi: “Absolutisht. Ku është Mimi Kodheli? Pse nuk flet Mimi Kodheli për taksën që u vendoset kuksianëve, 10 euro? Kuksianët punojnë për 500 lekë në ditë. Si ti paguash? Të vdes xhaxhai në Tiranë. Me të vdek xhaxhai ëshët 10 euro të shkosh të paguash vetëm me shku me pi një kafe”.