Albspirit

Media/News/Publishing

Sanksione të reja të BE mbi regjimin e Iranit

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i propozuan të mërkurën partnerëve të tyre në BE sanksione të reja ndaj Iranit, si pjesë e një përpjekjeje për të ndaluar që Donald Trump të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore iraniane në maj.

Këto sanksione, me ndalime udhëtimi dhe ngrirje të pasurive, të cilat u diskutuan nga 28 ambasadorë të BE-së, mendohet se kanë si  objektiv Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), një milici e fuqishme që i përgjigjet vetëm Liderit Suprem,.

Edhe pse në takim nuk u përmendën emra të veçantë, një listë prej 15 individësh dhe kompanish iraniane iu shpërnda paraprakisht qeverive të BE-së.

Këto sanksione nuk do të jenë ato që u vunë nën marrëveshjen bërthamore, por do të vendosen në lidhje me programet e raketave balistike të regjimit të Iranit dhe mbështetjen e tij për Diktatorin Bashar Assad në luftën civile siriane.

Iranianët e përfshirë  në sanksion po ashtu do të ndalohen  të bëjnë biznes me kompanitë e BE.

Të tre nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 duhet të ndreqin mangësitë e saj përpara afatit përfundimtar të Trumpit më 12 maj ose Trumpi do t’i japë fund lehtësimit të sanksioneve ekzistuese ndaj Iranit. Vështirë që BE të bjerë dakord për t’i ndrequr këto probleme në kohë, por Britania, Franca dhe Gjermania shpresojnë se këto sanksione shtesë do t’u japin më shumë kohë.

Please follow and like us: