Albspirit

Media/News/Publishing

Video/’Deri në vdekje’; luftë në Rrugën e Kombit, u vihet flaka kabinave, thyhet trau dhe 3 të lënduar

Kaos dhe tension i madh te Rruga e Kombit. Ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Kombit protesta e paralajmëruar sot. Uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.

Nga përplasja deri tani mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë të paktën 3 protestues.

Informacioni më i fundit është se janë dëmtuar edhe kompresorët e gazit të kondicionerëve teksa i është vendosur zjarri kabinave të vendosura për të mbledhur tarifën. Efektivët e FNSH dhe RENEA janë tërhequr, pasi ndërhyrja e tyre përkeqëson dhe acaron situatën.

“U nisëm për protestë paqësore, por na provokuan”, thanë banorët.

“Policia ushtroi dhunë, prandaj arritëm në këtë shkallë se kemi qenë për protestë paqësore, ka përdorur shkopinj gome policia dhe iku puna, mbaroi cdo gjë. Jemi provokuar pa masë, sa filluam të mblidhet populli kanë gjuajtur me shkopinj gome”, tha një tjetër protestues i irrituar.

“Jo izolim. Nuk do të ikim nga këtu pa u hequr vendimi për të paguar taksën. Kemi marrë iniciativën për t’i dalë zot kësaj proteste. Këtu jemi mbledhur pa asnjë dallim politik. Kjo është një kërkesë e drejtë dhe jetike”, thanë protestuesit.

Ata kanë shkatërruar me gurë të mëdhenj sportelet ku do paguhen tarifat dhe semaforët e vendosur aty.

“Deri në vdekje”, janë shprehur protestuesit se do e vazhdojnë protestën. Ata kanë kerkuar perfaqesues te ministrise se Transporteve aty qe te degjoje ankesat e tyre.

 

 

Please follow and like us: