Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Lu pyet në 1 Prill: Ku është peshku i madh?!

Sot është 1 prilli, njohur si dita ku gënjeshtrat, sigurisht ato të padëmshmet janë të justifikuara. E për të kujtuar dhe festuar, Ambasada Amerikane në Tiranë ka zgjedhur një karikaturë me jo pak domethënie. Në karikaturën e shpërndarë nga ambasada përmes rrjeteve sociale, shfaqet karakteri lehtësisht i dallueshëm i ambasadorit Donald Lu në një tezgë ku shiten peshq.

“Ku është peshku i madh?”, pyet ai.

“Gëzuar 1 prillin!”, është përgjigjja që merr.

Por, nëse ambasadori është lehtësisht i dallueshëm pyetja që ngrihet me të drejtë është se kush është “peshkatari” të cilit ai i drejtohet?

Please follow and like us: