Albspirit

Media/News/Publishing

Google Maps, tani edhe në versionet hebraisht dhe shqip

Motori gjigant i kërkimeve shton edhe 39 gjuhë të reja në hartat e saj dixhitale. Shërbimi i hartave të Google, i njohur ndryshe si Google Maps, tani është plotësisht i suportueshëm edhe në gjuhët hebraisht dhe shqip. Google bëri të ditur se, ka aktivizuar shërbimin edhe në 39 gjuhë të tjera shtesë, përfshirë hebraishten dhe shqipen.

Shërbimet në këto gjuhë janë plotësisht të aksesueshme në aplikacionet për mobile si dhe brauzerat në desktop, përfshirë emërtimet e vendeve. Katërmbëdhjetë vjet më parë, Google Maps dukej shumë ndryshe dhe ishte vetëm në gjuhën angleze. Gjuhët e reja përfshijnë 1.25 miliardë njerëz në mbarë botën dhe midis gjuhëve janë edhe shqip, armenisht, kroatisht, çekisht, danisht, estonez, suedisht, turqisht, etj.

Please follow and like us: