Kush është Fetullah Gylen, njeriu më i urryer nga Erdogan?
Fetullah Gylen është një predikues provincial turk që ka frymëzuar një rrjet mbarëbotëror, myslimanësh që ndihen si në shtëpi në botën moderne. Karakteristik kryesore e Lëvizjes Gylen, është se ajo nuk kërkon të shkatërroj shtetet moderne laike, por inkurajon myslimanët që ta shfrytëzojnë të gjithë mundësit të cilat i ofron ajo. “Lëvizja Gylen” mund të kuptohet më së miri si ekuivalent islamik i lëvizjeve të krishtera që i bëjnë thirrje bizneseve dhe profesioneve. Gylen ka lindur në 1938 në një fshat pranë Erzurumit në Turqinë Lindore. Babi i tij ishte një imam dhe Gyleni mori mësimet e para nga ai mbi islamin në gjuhën persiane dhe arabisht. Ndërsa ai filloi mësimet e në vitin 1957 në një xhami në Edrine. Ndërsa në të njëjtën kohë ai u njoftua me mësimet e Said-i Nursi, një predikues kurd, i cili ishte aktivist politik.
Ndikimi Nursi
Nursi, emri i të cilit vjen nga fshati Nurs, ku fjala Nur do të thotë “dritë” në gjuhën arabe, ku më vonë ai u bë themelues i Lëvizjes Nurcu, Pasuesit e Dritës. Ndonëse rrënjët e Nursit ishin sipas rendit ortodoks dhe konservativ “Naqshabandiuah sufi”, mesazhi i tij ishte se myslimanët nuk duhet të refuzojnë modernitetin, por të gjejnë frymëzim ne tekstet e shenjta.
Baza në Izmir
Gyleni vuri idetë e Nursit në praktikë kur ai u transferua në një xhami në Izmir në vitin 1966. Izmiri është një qytet ku islami politik nuk mundi të vë rrënjë. Megjithatë, klasa e mesme profesionale kundërshtonte kufizimet e një burokracie shtetërore. Lëvizja Gylen mbështeti politikat miqësore ndaj tregut duke ruajtur disa elemente të stilit të jetës konservatore. Biznesmen të tillë ishin kryesisht pro-perëndimorë, sepse ishte një ndikim perëndimor (kryesisht ShBA), të cilët e kishin bindur qeverinë të lejonte zgjedhje të lira për herë të parë në vitin 1950 dhe ndihma amerikane që iu kishte dhënë përkrahje rritjes ekonomike. Nga baza e tij në Izmir, Gylen organizoi kampet verore ku filloi të ligjëronte për parimet e Islamit, ku më pastaj filloi edhe një rrjet konviktesh me studentë me emri “fenerë”. Ai kërkoi të transferonte besnikërinë e myslimanëve nga perandoria osmane në Republikën laike turke. Ku kjo shpjegon për mbështjen e tij për grushtin ushtarak të vitit 1980 dhe për grushtin e butë të vitit 1997 i cili e detyroi që kryeministrin islamik Necmettin Erbakanin të jepte dorëheqje. Toleranca që pati Gyleni u bë që puna e tij jetësore të krijonte një rrjet të shkollave fillore private, pastaj universitete, kompani mediesh dhe grupe shoqërore civile të cilat promovonin një etik moderne. Duke filluar me biznesmenët e pazur të Izmirit, Gyleni mobilizoi burimet që të ketë kontroll në një nga mediat kryesore të Turqisë, “Zamanin”. Zamanin ishte një gazetë, kanal televiziv dhe një stacion radioje. Ku ndër tjerash Gylen kishte edhe një kampua Universitar në Stamboll dhe në Ankara. Shkollat e Gylenit dhe aktivitetet e tij vetëfinancohen duke kontrolluar cilësinë që ata japin. Gjatë viteve Gyleni ka shtrirë ndikim e tij edhe jashtë Republikës së Turqisë, në Ballkan. Mirëpo pas kërcënimeve që ai filloi t’i merrte në shtetin e tij në vitin 1997 ai iku për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është ende e qartë nëse Lëvizja Gylen do të mbijetoi nga themeluesi i saj. Sidoqoftë ajo është një manifestim unik dhe shumë i suksesshëm i Islamit modern në një mjedis të globalizuar dhe ka shumë gjasa që të ketë një ndikim të qëndrueshëm në modernizimin e Islamit dhe në angazhimin me ide të reja perëndimore.