Albspirit

Media/News/Publishing

Përse duhet të na shqetësojë dorëzimi i “gulenistëve”!

Imam Gazmend Aga

Përse mendoj se ajo që po ndodh me pengmarrjen e mësuesve në Kosovë dhe ngjarje të ngjashme me këto duhet të shqetësojnë opinionin publik shqiptar si dhe teologët e vendit tim;
Është rrezik i madh të instrumentalizosh fenë për interesa politike. Kur vendimet e një mekanizmi politik frymëzohen apo ratifikohen me argumenta fetare të shkëputura nga konteksti dhe koha bëhen shumë të rrezikshme. Kështu pra pengmarrja mund të quhet fet`h ( çlirim), shkollat apo pasuria e armikut tënd mund të quhen plaçkë lufte, shkelja e ligjit mund të arsyetohet se nuk je në darul islam (vend me sheriat), vllavrasja arsyetohet me vazhdimeëinë e devletit (shtetit, siç ka ndodhur në perandorinë Osmane), dhënia e ryshfetit shihet e lejuar për arritje qëllimi suprem etj.
Të gjitha këto të cekura më lart janë argumenta të përdorura nga ISIS, por janë argumenta që përdoren edhe nga keqperdorimi i islamit për politikë.
Kjo llogjikë kaotike shkatërron dhe përçan ballkanin e jo më Kosovë e Shqipëri. Masat e dogmatizuara ertugrullce e të frymëzuara me argumenta të shtrembëruara fetare çojnë në humnerë stabilitetin e vendit tonë.
Dogmatizimi i injorantit nuk i ngjan destabilitetit politik, sepse ajo prodhon energji të pashtershme shkatërrimi duke e arsyetuar me fe dhe motivuar me ‘parajsë’.
Myslimani i shekullit të 21 por dhe me herët, duhet të ketë synim fitimin e kënaqësisë së Zotit dhe relatën e mirë me njerëzit që e rrethojnë. Të fiksuarit pas pushtetit si vegël përhapëse e fesë seshte gje tjetër veçse një mashtrim dhe short-cut i të shpetuarit nga pergjegjësitë dhe dobësitë individuale në rastin më të mirë, dhe instrumentalizim i fesë për interesa të ngushta në atë më të spikatur.
Për këtë arsye eshte e rëndësishme të kuptohet me metodologji dhe sinqeritet tradita e pastër islame; që të kuptosh drejtë se si duhet ta jetosh fenë në shekullin ku jeton me perpikmëri, duke qenë një qytetar aktiv dobiprurës për shoqërinë si dhe të jesh syçelë ndaj deviacioneve të misionit të pastër të fesë për të mos rënë pre e instrumentalizimit të saj.
Askush s’është perfekt dhe të gjithë kemi mëkate, por interesi i vendit tim dhe moslëndimi i shembullit të mirë të lënë trashëgimi nga Muhamedi as dhe pasuesve te tij, mbetet obligim i aktivitetit tonë të përditshëm.
Çdo sjellje, fjalë apo qasje që bie ndesh me vlerat universale, principet e fesë dhe ligjet e vendit ku jeton, s’ka fetva qe e lejon.
Komuniteti Mysliman Shqiptaro Amerikan

Please follow and like us: