Albspirit

Media/News/Publishing

Rashel Kolaneci “e djeg” skenën me kërcimin provokues

Rikthimi në emisionin “Xing me Ermalin” i velinës Rashel Kolaneci bëri bujë në rrjetet sociale. Këtë herë ajo u rikthye jo më si velinë, por si e ftuar. Që në fillim të emisionit Rashel duket se ka nxehur situatën teksa kërceu me një prej balerinëve të trupës së Tv Klan.

Me një veshje të ngjitur pas trupit që të krijon imazhin e një veshjeje transparente ish-velina e Xing kërceu tejet provokueshëm përpara publikut ku nuk mund të mos viheshin re format bombastike të saj.

Pjesë nga biseda:

Ermal Mamaqi: Ike vetë ti apo të hoqi njeri?

Rashel Kolaneci: Jo, ne na hyri një i tretë në mes.

Ermal Mamaqi: Të ka marrë malli për tavolinën, për mua?

Rashel Kolaneci: Pse të më marrë malli për tavolinën? Mua më merr malli për ndonjë frymor këtu, jo për tavolina.

Ermal Mamaqi: E ndjek emisionin?

Rashel Kolaneci: Po varet kush është i ftuar.

Ermal Mamaqi: Ç’mund të thuash për të hedhur baltë mbi këtë emision?

Rashel Kolaneci: Ta marrin vesh të gjithë një herë e mirë, unë ika sepse Ermali më bëri atë pyetjen: A e bën çiçin në dush? Dhe nuk vuri shenjën +18.

Ermal Mamaqi: Ai Ermali si sillej me ty?

Rashel Kolaneci: Vetëm një gjë mund të them, edhe pse ishte shenja e dashit, qeshte si dele.
/tv Klan

Please follow and like us: