Vera Kurti: In the air, tonight
Më ndjekin
Apo unë i ndjek të vegjëlit
Qysh se të pashë u dashurova me sytë e tu, ëngjëll i bukur
Dhe fati e solli, që unë të isha kaq pranë teje
Pranë, që dhe një vogëlushe tjetër
Ti e kishe mbuluar trupin e saj me të bukurën buzëqeshje
Ah, këto rripat e sigurimit
Dhe krevati ku ti do të flije
Si lidhëset e këpucëve
Prisnin trupin të ta lidhnin
Atje sipër, në kullën e vogël, trupi yt gjysmë i ngritur ishe më i lirë
Çfarë fati, rrezja jote e të parit binte mbi mua si drita e hënëzës ardhur prej qiellit
Dhe qeshje e qeshje,
Dhe mami që kish sy të të shihte veç ty
Nuk na shihte që ne ‘dashuroheshim’ me buzëqeshje
Ç’gëzim ndjen shpirti kur flet me një bebe
Më në fund, mami e gjeti rrugën se ku fluturonnin buzëqeshja dhe gugutë e tua
Hah, there you are,
Her smile just like yours
U tremba pakëz, por jo
Sytë iu mbushën me dritë të bukur
Si drita e syve të tu.
Sa muajsh ishe?
I kishe mbushur 6-të?
E unë mbi të gjashtëdhjetat
Duhet të jem e çmendur
Apo qysh kur linda e tillë jam lindur
Mbeta e dashuruar pas fëmijëve…