Veshja e hijshme për vajzat me shtat të shkurtër…
Magalina Saqellari
Nuk është se si popull ne shqiptarët shquhemi për gjatësi ekstreme… Jo vetëm ne por gjithë Ballkani jemi mesatarë ne trup. Ndaj, jam e idesë që ne, vajzat e shkurtra nuk kemi pse privohemi nga asnjë lloj veshjeje… Madje, ndonjëherë mendoj se jemi me fat!
Meqë jemi dhe në javën e modës, shohim nëpër rrjete sociale shumë vajza stil që janë trupvogël. E përmenda pak më lart që jemi me fat për faktin se mund të veshim taka të larta aq shumë sa të rrëzohemi… Fustanet dhe fundet e gjata më duken shumë më bukur në trupa të shkurtër sesa të gjatë pasi nuk del diçka kabah, e madhe. Veshjet oversize, na tregojnë stil por duhet ti zgjedhim me kujdes që mos të na bëjnë të dukemi më keq.
Patjetër që për t’u dukur bukur duhet të kemi parasysh dhe disa rregulla:
1
2
3
4
Çfarë duhet të shmangni:
Vijat horizontale. Thonë që duhet ti shmangim edhe pse une i preferoj shumë. Mbase mund ti mbajmë vetëm lart, në bluza ose këmisha.
Cizmet mbi xhinse. Sidomos kur janë ngjyra të ndryshme edhe po të jemi e gjatë do dukemi short.
Sandalet e lidhura në kyç. Edhe ky model na e shkurton këmbën. Dhe kujdes kur keni këmbët e trasha pasi duken horror.
Patjetër qe ka devijime por mos tju vijë keq… Jemi pak më të lezetshme.
See you,
Magi./class/