Vila me 11 WC e çiftit Meta-Kryemadhi në Gjirin e Lalzit
“Nëse ka një provë, fakt dhe dëshmi që mund të çojë çiftin Meta-Kryemadhi në burg, në çdo kohë, ajo është pasuria e tyre, e deklaruar apo e padeklaruar”, citohet në një shkrim të publikuar nga “Pamfleti”. Në qendër të tij janë pasuritë e pajustifikuara të çiftit presidencial-lësëist dhe, veçanërisht, mashtrimi që pronarët e tyre kanë bërë për të justifikuar burimin e investimeve.
Një nga prona e çiftit Meta-Kryemadhi të sjella në vëmendje nga “Pamfleti” është edhe vila e shumëpërfolur e tyre në Gjirin e Lalzit, për pronësinë e të cilës dikur Ilir Meta ka thenë se është produkt i pjesës së pronave të trashëguara të Monikës.
Mirëpo krejt ndryshe e sjell “pamfleti: historinë pronësore të kësaj vile, për të cilën madje zbulon se pronarët e tyre presidenti Meta dhe politikania Kryemadhi kanë shënuar të dhena të rreme në deklaratën e paraqitur pranë ILDKP.
Lidhur me këtë temë “Pamfleti” shkruan:
“Disa vite më parë, gazetarja Sonila Meço bëri një dokumentar për vilën e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit. Gjatë intervistës, Monika Kryemadhi pranoi publikisht se vila kishte 11 ËC, një edhe për macen. Vetëm mobilimi kishte kushtuar mbi 400 mijë euro që do të thotë se kostoja e vilës kalon mbi 2 milionë euro, zbulon “Pamfleti”, duke vijuar: vila ka 2000 metër katror oborr, ku palmat janë sjellë me helikopter. Pamjet e vilës brenda dhe jashtë u hoqën menjëherë nga Youtube dhe tani nuk ekzistojnë askund. Arsye është e thjeshtë. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e kanë fshehur vlerën e kësaj vile në deklaratat e pasurisë. Në deklarata vila rezulton si një apartament dy kate me vlerë të papërcaktuar.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë munduar ta veshin me errësirë vilën e tyre në Gjirin e Lalzit. Në deklaratat e pasurisë ka shumë pak të dhëna për këtë vilë, krahasuar me fotografitë, vëzhgimet dhe mpaket filmike që dolën disa vite më parë në një televizion, por që u zhdukën më pas. Vila e Ilir Metës, në deklaratat e pasurisë del në pah në vitin 2010. Meta dhe Monika deklarojnë një apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror, në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës. Ata kanë lidhur një kontratë sipërmarrjeje me “Lura” sh.p.k., ku si burim deklarojnë shkëmbimin me një sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën “Agigos”. Në këto ambiente tregtare, Meta dhe Monika kishin 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.
Duket qartë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mashtruar ILDKP me vilën në Gjirin e Lalzit. Ata nuk deklarojnë oborrin 2 mijë metra katrorë. Ata nuk deklarojnë transformimin e vilës, pasi 317 metra katrorë zënë vetëm 11 WC. Me vilën në Gjirin e Lalzit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë pastruar para. Mashtrimi me deklaratat e pasurisë i çon ata drejt burgut. Ky mashtrim i hapur çon në konfiskimin e vilës. Prokuroria mjafton të bëjë ballafaqimin e pamjeve të transmetuar në televizion nga Sonila Meço dhe të intervistës së Monikës me deklaratën e pasurisë”, shënon në publikimin e tij “Pamfleti.com”.