Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shehaj: U mblodhën biznesmenët e Ramës me kuç e maç, për të mbrojtur korrupsionin

Biznesmeni dhe deputeti Agron Shehaj ka shpërthyer kundër deklaratës së Dhomës së Tregtisë me në krye Nikolin Jakaj, të cilët dolën në mbrojtje të qeverisë Rama për çështjen e taksës 5 euro në Rrugën e Kombit. Pavarësisht se Shehaj është një biznesmen i madh, ai e ka ndarë veten nga kjo “kastë” siç e quan ai e cila u del në krah ministrave dhe politikanëve të korruptuar.

Nje komplot i Kastës kundër Popullit.

U bënë te gjithë bashkë, me kuç e me maç, biznesmenët e mëdhenj u vunë sot në krah te Gjyqtarëve, Ministrave, Politikanëve të korruptuar.Meskinët dhe servilët u bashkuan nën flamurin me sorrë të grabitjes kombëtare. Ky është Kapitalizëm parazit dhe provincial. Nëpërmjet tij biznesmenët e tenderave, lejeve të ndërtimit, koncesioneve sulmojnë protestuesit. Pothuajse asnjë prej tyre nuk prodhon një produkt apo një shërbim në treg të lirë dhe transparent. Këta kapitaliste, të hurit e të litarit, në vënd që të ulin kokën dhe të heshtin, bëhen me pushtetin kundër të varfërve. Dihet pse: pronat që mbrojnë tani janë ato që kanë vjedhur dje me korrupsion, forcë dhe servilizëm politik!

Please follow and like us: